Barcelona barazoi mbrëmë 2:2 në shtëpi me Manchester United, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për fazën e eliminimit direkt të Ligës së Evropës.
Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Old Trafford”, në të cilën Barça do të jetë pa lojtarët Pedri dhe Gavi.
Barcelona e ka konfirmuar se Pedri ka pësuar një lëndim në muskul dhe do të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj “Djajve të Kuq” në Ligën e Evropës.
Po ashtu, mungesë kyçe do të jetë edhe Gavi, i cili do të mungojë në “Old Trafford” si pasojë e suspendimit me karton të verdhë.
/TV Arbëria