Faton Peci, kryetar dhe deputet në Guxo ka insistuar se VV nuk ka bërë ndryshim të rendit të ditës deri më tani.
Ai ka përsëritur se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.
“Në bazë të vendimit të Kushteuteses, deputetët kanë detyrim ligjor dhe kushtetues të marrin pjesë në votim. Ne bëmë përpjekjen e radhës, por nuk rezultoi pozitiv procesi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Ne nuk kemi bërë ndryshim të rendit të ditës, vazhdojmë të jemi te pika e zgjedhjes së Kryetarit”.
“Nuk është e bazuar se mocioni procedural ose pika 178 nuk vlen në seanca konstituive por vlen në seanca te rregullta kur ka një program legjislativ. Kur flasim për përgjegjësinë e partive politike, mendojmë që kjo duhet të respektohet pa përjashtim. Ajo çka pashë unë sot risi është se kishte një propozim prej përfaqësuesit të LDK-së që Kosova duhet të kthehet në Kornizën Kushtetuese. Unë mendoj që ajo është dokument juridik i tejkalum. Ajo ka qenë në kohën e UNMIK-ut e tash Kosova e ka Kushtetuën e saj.
Peci ka vlerësuar deklarimin e Bekë Berishës nga AAK-ja, i cili ka thënë se me votim të hapur do të votojë secilin kandidat të propozuar nga partia e parë.
“Nuk është në pyetje këtu sakrifikimi i askujt, çështja është se në rast që një propozim i tillë prej një deputeti që besoj që duhet me u vlerësu, në esencë kjo do të duhet të jetë sjellja e shumicës së deputetëve për shkak se nuk mund të tjetërsohet vullneti i qytetarëve dhe e drejta që Vetëvendosja e ka fituar me votë të qytetarit dhe me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Peci.