Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Peci: Vendimi i Kushtetueses ka paqartësi, presidentja mund t’i drejtohet sërish Gjykatës për afatin 30-ditor

Peci: Vendimi i Kushtetueses ka paqartësi, presidentja mund t’i drejtohet sërish Gjykatës për afatin 30-ditor

Kryetari i partisë “Guxo”, Faton Peci, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se ka paqartësi në vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth afatit 30-ditor, raporton Ekonomia Online.

Ai deklaroi se presidentja në këtë takim ka shprehur gatishmëri për të kontribuar në zhbllokimin e situatës politike nga pozita që ka, ndërsa ka përmendur mundësinë që ajo t’i drejtohet Gjykatës për interpretim të mëtejmë.

“Presidentja shprehi vullnetin dhe qëndrimin dhe gatishmërinë që të kontribojë nga pozicioni që ajo ka për të zhbllokuar gjendjen. Ne po dojmë me besu që gjatë ditëve në vijim, para datës 26 korrik, partitë tjera do të kenë mundësinë e reflektimit dhe gjetjes së konsensusit,” tha ai.

“Çështja është që ka paqartësi, se cili do të jetë veprimi dhe nuk është lehtë i parashikueshëm, as se cilat do të jenë sekuencat. Në një rrethanë të tillë ekziston mundësi reale që edhe presidentja t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese se çka ka dashtë momentin që ka vendosur afatin 30-ditësh. Kur dihet se ky afat 30-ditësh veçse ka kaluar – 30 ditëshi i moskonstituimit të Kuvendit – nëse marrim shkas datën 15 prill,” deklaroi ai. /EO