Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci e ka zhvilluar konferencën përmbyllëse të vitit.
Në pyetjen e parashtruar nga TV Arbëria për aferat korruptive në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ai deklaroi se:
“Unë edhe ma herët e thashë që njëra nga pikat më të forta të qeverisjes tonë, të mandatit Kurti 2 nuk është vetëm vlera monetare në të cilin ne e kemi ofru për sektorin e bujqësisë, problemeve me të cilën në të kaluarën kjo ministri është përballë dhe që kanë qenë aferat korruptive dhe marrja dhe dhënia e rryshfetit ndaj disa zyrtarëve”.
Ai tha se unë si ministër nuk di asnjë rast të vetëm të involvimit ose të përfitimit të një fermeri ose të një zyrtari ose të një operatori ekonomik mbi bazën e dhënies ose marrjes së rryshfetit.
Ministri, Peci theksoi se janë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e rendit dhe të drejtësisë.
“Edhe çdo indikacion ose paralajmërim që na vie nga të gjitha adresat në afat rekord, unë si ministër e adresojë për shkak se përkushtimin dhe angazhimin prej ditës së parë e deri në ditën e fundit sa do të jem ministër do të jetë zero tolerancë ndaj korrupsionit”, u shpreh ai.
Video e plotë:
/TV Arbëria