Ministri në detyrë, Faton Peci ka thënë se dita e sotme do të mbetet në memorien e tij për gjithë jetën.
Kjo pasi, deputetët e opozitës nuk e votuan Donika Gërvallën për kryeparlamentare.
Ai tha se opozita ngriti dorën kundër mbesës së Nënës Ajshe.
“Jo vetëm për dorën e ngritur kundër Albulena Haxhiut, por sepse pashë me sytë e mi, në sallën e Kuvendit, dorën e ngritur në kor nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, kundër që Donika Jusuf Gërvalla, mbesa e Nënës Ajshe të jetë Kryetare e Kuvendit të Republikës.
Të bashkuar kundër formimit të qeverisë, kundër mbiemrit Gërvalla, që është simbol i krenarisë dhe vulë e historisë!”, tha më tej Peci.