![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Kryetari i Zveçanit Ilir Peci ka vlerësuar se bashkëpunimi midis komunës që ai drejton dhe Qeverisë së Kosovës nuk është në nivel të duhur dhe se asnjë kërkesë e tyre deri më tani nuk është realizuar.
Ai gjatë një interviste për KosovaPress, tha se ndihet i kërcënuar nga strukturat paralele, për të cilat tha se janë prezente në veri.
Ai tha se Qeveria po punon në mënyrë selektive, duke favorizuar kryetarët e komunave veriore që vijnë nga radhët e Vetëvendosjes në raport me kryetarët tjerë të subjekteve tjera politike.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Duke folur për buxhetin 2025 në vlerë rreth 3.3 milionë euro, kryetari Peci tha se është i pamjaftueshëm, teksa e pranon se nuk ka mundur të bëjë asgjë për hapjen e bizneseve me pronarë shqiptarë.
Kryetari Peci ka konfirmuar se do të kandidojë sërish për këtë post nëse merr besimin e PDK-së.
“PDK-ja nëse më propozon, normalisht do të kandidoj… Të jetë një vit më i mirë për të gjithë shqiptarët kudo që janë, ndërsa qytetarëve të mi ju kisha drejtuar me mesazhin për t’ju thënë se në vitin 2025 zyrën e kryetarit e kanë të hapur sikurse deri sot dhe çdo problem do të përpiqemi t’ua zgjidhim”, ka thënë kryetari Peci.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)