Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar praktikën e Kosovës për dërgimin e ministrit të Jashtëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), pas fjalimit që Glauk Konjufca mbajti dje në këtë organizatë.
Peci tha se Konjufca është në fillim të punës së tij si ministër i Jashtëm, detyrë të cilën nuk e ka ushtruar më parë.
“Konjufca është në fillim të punës së tij si ministër, punë të cilën nuk e ka ushtruar më herët. Duhet edhe përvojë, edhe dije. Nuk është punë e lehtë të jesh ministër i Jashtëm. Unë mendoj se mesazhet kyçe janë thënë. Për mendimin tim, Kosova bën gabim prej vitesh, sepse dërgon ministrin e Jashtëm të diskutojë në OKB. Ne e kemi ambasadorin tonë në Amerikë, i cili mund të shkojë”, tha Peci. /rtv21