![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Njëri nga kryetarët e partisë “Guxo”, Faton Peci në emisionin “Paradoks” ka komentuar shmangien që ua bëri presidentja Vjosa Osmani atij dhe Donika Gërvallës, të dy ish-bashkëpartiakë të saj para se të bëhej presidente.
Peci ka thënë se ka qenë situatë e pakëndshme për të shmangia që ia bëri presidentja gjatë përurimit të shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë.
“Për besë nuk di çka të them në këtë rast. Ishte situatë jo e këndshme, për mua personalisht sepse unë asnjëherë nuk kam pasur ballafaqim me të. Kemi pasur raporte shoqërore, kolegiale, miqësore, e kam përkrahur në shumicën e kauzave të saj. Është korrekte të them që unë e kam pasur pjesën e identitetit tim, por na kanë bashkuar kauzat”, ka thënë Peci.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Ai ka thënë se pas shmangies, është takuar me presidenten Osmani në Berlin gjatë javës së kaluar.
“Kemi pasur komunikim, jemi takuar në Berlin. Patëm komunikim krejt normal. Në rast se është ideja që të përshëndeten të gjithë nuk ka arsye që të mos u zgjatet dora aq më tepër bashkëpunëtorëve të ngushtë kur kemi qenë bashkë në kohë më të vështira dhe më të papërshatshme, ndoshta edhe një harresë. Ndoshta rreshti ka qenë më i gjatë. Nuk di çfarë të them personalisht. Raportet e mia me të janë korrekte, jemi takuar zyrtarisht. Komunikim kemi, por më shumë në aspektin zyrtar”, ka sqaruar Peci.
Replikat mes Gërvallës dhe Osmanit me këngët e Dafina Zeqirit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka komentuar edhe replikat mes Donika Gërvallës dhe presidentes Osmani me këngët e Dafina Zeqirit.
Peci ka thënë se e ka pyetur Gërvallën se cila ka qenë ideja dhe intenca e saj.
“Unë kam qenë në koncertin e organizuar, e kam pyetur Donikën se ku ka qenë ideja dhe intenca, dhe thjeshtë më tha që fola për Albinin dhe peshën e tij, meqë pjesa e audiencës ishte mërgata më tha që e ndjeva se i mbeta borxh presidentes që ta gjejë një shkas që ta përmendi edhe presidenten. Ajo ka mundur të shihet si keqkuptim apo dashakeqësi. Unë personalisht i kërkova shpjegime që ta di arsyen dhe qëllimin. Donika më tha që nuk ka pasur asnjë tendencë. Nuk ndihem mirë nëse shoh ballafaqime të këqija”, ka thënë Peci.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)