Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Peci i fton për debat ish-ministrat e Bujqësisë: Të gjithë ju së bashku, dorë për dore…

Peci i fton për debat ish-ministrat e Bujqësisë: Të gjithë ju së bashku, dorë për dore…

 

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka ftuar në debat publik të gjithë ministrat paraardhës të këtij dikasteri.

Blerand Stavilecit, Memli Krasniqit, Nenad Rikallos, Dijana Zhiviqit dhe Besian Mustafës, Peci iu ka kërkuar që të caktojnë ditën, orën, studion, moderatorin e panelin.

“Të gjithë ju së bashku, dorë për dore…” shkroi Peci në thirrjen e tij, për të krahasuar punën në sektorin e bujqësisë.

“Çdo mandat është shquar për diçka, andaj le t’i kthejmë në kujtesë të gjitha shkollat qeverisëse dhe t’i ballafaqojmë faktet” ka thënë ministri.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ftesë publike!

Në funksion të njoftimit të publikut me debate përmbajtësore, u bëj thirrje ish Ministrave të Bujqësisë, paraardhësve të mi:

Blerand Stavileci

Memli Krasniqi

Nenad Rikallo

Dijana Zhiviq dhe

Besian Mustafa

Ju thuajeni ditën, orën, studion televizive, moderatorin e panelin, të gjithë ju së bashku, dorë për dore…

Këtë debat e ftoj në funksion të ballafiqimit me të vërtetën dhe krahasimit të rezultateve të prekshme për fushat tematike të Qeverisë Kurti 2 në sektorin e bujqesisë!

Çdo mandat është shquar për diçka, andaj le t’i kthejmë në kujtesë të gjitha shkollat qeverisëse dhe t’i ballafaqojmë faktet.

Ju mirëpres!