Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, përmes një reagimi në Facebook ka falënderuar qytetarët duke kërkuar durim deri në numërimin e votës së fundit.
“Dua t’ju falënderoj secilin prej jush për qytetarinë e lartë që treguat dje dhe gjatë gjithë kësaj fushate. Faleminderit për qëndresën dhe qartësinë, për besimin dhe mbështetjen në ditën e votimit, te kutia e votimit. Le të presim deri në numërimin e votës së fundit. Një gjë është e qartë: Mitrovica nuk u thye! Interesat në Mitrovicë janë të mëdha, dhe kjo u pasqyrua dje në mënyrën se si u raportua për rezultatin zgjedhor. Por interesi i Mitrovicës dhe i qytetarëve të saj është mbi të gjitha, dhe bashkë me ju do ta mbrojmë dhe përparojmë atë”, ka shkruar ai.