Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Peci e merr në Komunë si nënkryetar, ish-këshilltarin e tij të dënuar për falsifikim të rezultateve të votimit

Peci e merr në Komunë si nënkryetar, ish-këshilltarin e tij të dënuar për falsifikim të rezultateve të votimit

Kreu i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, e ka emëruar në pozitën e nënkryetarit ish-këshilltarin e tij, Enis Osmanin, në kohën kur shërbente si ministër i Bujqësisë.

Enis Osmani në vitin 2023, në cilësinë e  këshilltar politik i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë pasi e kishte pranuar fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit.

Fillimisht, i akuzuari Osmani ishte dënuar me gjashtë muaj burgim, por me pëlqimin e tij dhe mbrojtësit të tij, avokatit Sabit Pllana, dënimi me burg iu zëvendësua në dënim me gjobë prej 1 mijë e 500 euro, në pajtim me nenin 44 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.