Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Peci apelon për kujdes nga zjarret: Çdo pakujdesi mund të sjellë rrezik serioz për prodhimin vendor

Peci apelon për kujdes nga zjarret: Çdo pakujdesi mund të sjellë rrezik serioz për prodhimin vendor

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka apeluar që të kihet kujdes nga zjarret në tokat bujqësore.

Peci ka shkruar se jemi në një periudhë të ndjeshme për sektorin e bujqësisë, atë të sezonit të korrjes së grurit, ku çdo pakujdesi mund të sjellë rrezik serioz për prodhimin vendor.

“Zjarret në tokat bujqësore, shpesh të shkaktuara nga pakujdesia apo përdorimi i mjeteve ndezëse, përhapen me shpejtësi dhe mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme.

Andaj ju bëj thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë qytetarët për të shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr sepse çdo pakujdesi mund të ketë pasoja të mëdha për tokat bujqësore dhe prodhimin vendor”, ka shkruar Peci në Facebook.