Emisari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, sot do të vizitojë Kosovën.
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Peach dhe Kurti do të zhvillojnë takim nga ora 16:00.
Ndryshe, gjatë këtij muaji, Kosovën do ta vizitojë edhe Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /TV Arbëria