Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Rajoni > ​PE shkarkoi nënpresidenten Kaili për shkak të akuzave për korrupsion

​PE shkarkoi nënpresidenten Kaili për shkak të akuzave për korrupsion

Parlamenti Europian shkarkoi sot nga posti i nënpresidentes, Eva Kaili, e dyshuar për korrupsion.

Për përfundimin e parakohshëm të mandatit të deputetit grek votuan 625 deputetë, një ishte kundër, ndërsa dy abstenuan.

Për të hequr Kaili nga pozicioni i njërit prej 14 nënkryetarëve të PE-së, kërkoheshin votat e dy të tretave të eurodeputetëve.

Kaili ishte mes katër personave të arrestuar dhe të akuzuar në Belgjikë gjatë fundjavës për akuzat se Katari u kishte dhënë para dhe dhurata për të ndikuar në vendimmarrje.

Ata do të dalin nesër në gjykatë. Kaili i ka mohuar akuzat, ashtu si edhe Katari.

Nga e premtja deri dje, hetuesit belgë kryen 20 kontrolle për shkak të hetimit për pastrim parash dhe korrupsion në PE, raporton BBC. /TV Arbëria

Arrestohet zv.presidentja e Parlamentit Evropian

Themes by WordPress