Sipas sondazheve të fundit, duket se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk i ka punët mirë, ngase ka një rënie rapide, shkruan TV Arbëria.
Madje sipas një informacioni të brendshëm të papublikuar, që ka siguruar TV Arbëria thuhet se kjo parti është mjaft e shqetësuar me pozicionin e saj aktual elektoral. Një informacion i rëndësishëm përbrenda kësaj partie flet se po u mbajtën zgjedhjet këtë të diel, PDK do të dalë partia e katërt në rënditje, pas LVV-së, LDK-së dhe AAK-së.
Megjithatë, në sondazhin e fundit të “UBO Consulting”, PDK është renditur në vendin e dytë, pas LVV-së.
Prandaj gjithnjë sipas burimeve të TV Arbëria, trupi elektoral i PDK-së, nuk ndjehet forcërishtë i përfaqësuar nga lidershipi aktual i kësaj partie më në krye Memli Krasniqin.
Ndërkohë figura të rëndësishme brenda PDK-së, siç është Ramë Buja dhe të tjerë bashkëthemelues të PDK-së, kanë shfaqur paknaqësinë publike me mënyren e udhëheqjes së partisë nga ana e kryetarit të saj Memli Krasniqit.
/TV Arbëria