Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > PDK: Shkarkimi i Musliut, revansh që e ka ermin Badovc, a po prishet koalicioni LDK-PDK në Prishtinë?

PDK: Shkarkimi i Musliut, revansh që e ka ermin Badovc, a po prishet koalicioni LDK-PDK në Prishtinë?

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook shkruante se e ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës.

I pari i Prishtinës kishte thënë se këtë veprim qe i detyruar ta merrte pas gjendjes alarmante në Kryeqytet lidhur më menaxhimin e mbeturinave. Si Kryetar i Kryeqytetit, “tash e një vit kam kërkuar në vazhdimësi nga drejtoria përkatëse zgjidhje të kësaj situate alarmante dhe të papranueshme. Por, përkundër të gjitha këtyre kërkesave, gjendja jo që nuk është përmirësuar, por përkundrazi është përkeqësuar. Andaj, sot, kam marrë VENDIM për të liruar nga detyra Drejtorin e Shërbimeve Publike. Për më tepër, ju njoftoj se, në cilësinë e Kryetarit të Kryeqytetit, kam bërë përpjekje duke krijuar një Task Force dhe kam ndarë buxhet shtesë për këtë drejtori dhe ndërmarrjen përkatëse, por përkundër kësaj mbështetje të vazhdueshme nuk ka pasur rezultate nga drejtoria në fjalë” përfundoi Rama.

Por ky vendim si duket e ka revoltuar Partinë Demokratike të Kosovës. Për tepër kjo parti pretendon se ky shkarkim është bëre nga motive tjera. Donjeta Sahatciut, nënkryetare e Komunës  së Prishtinës, po ashtu nga PDK, në një status në Facebook ka shkruar se “Revanshi i Përparim Ramës ka emër: Badovc.

Sipas kësaj zyrtare të PDK-së, “Ky shkarkim, që i madh e i vogël sot në Prishtinë e di se nuk ka fare të bëjë me mbeturina e me Ilirikun, vjen pasi si PDK ritheksuam publikisht qëndrimin tonë politik që nuk do të mbështesim me asnjë kusht propozimin e tij për këmbim pronash me epiqendër zonën e Badovcit dhe çdo propozim tjetër që dëmton interesin publik. Më 2 shkurt 2022 me Ilirikun i’u bashkuam qeverisjes në Prishtinë. Më 2 shkurt 2024, Përparim Rama filloi revanshin publik”.

 

 

 

 

Themes by WordPress