Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > PDK: Osmani, Kurti e Sveçla dështuan sërish sot duke e liruar Pantiqin e dyshuar për terrorizëm

PDK: Osmani, Kurti e Sveçla dështuan sërish sot duke e liruar Pantiqin e dyshuar për terrorizëm

Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Kurti, Osmani dhe Sveçla janë personat fajtorë për mungesën e sovranitetit në 4 komunat e veriut të Kosovës/

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dështuan t’i mbajnë zgjedhjet e sot kanë dështuar duke e liruar një të dyshuar për terrorizëm.

Ai ka thënë se nuk është arrest shtëpiak sepse Xhelal Sveçla nuk do të jetë në gjendje ta verifikojë se i dërguari në arrest shtëpiak do t’i përmbahet masës së dhënë.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Xhelal Sveçla janë tre personat fajtorë për mungesën e sovranitetit në 4 komunat e veriut të Kosovës.

Një herë dështuan t’i mbajnë zgjedhjet, e sot paskan dështuar zyrtarisht segmentin tjetër të shtetit, duke e liruar një të dyshuar për terrorizëm.

Po-po, lirim është! Mos u fshehni pas termave dhe procedurave ligjore.

Nuk është arrest shtëpiak sepse Xhelal Sveçla nuk do të jetë në gjendje ta verifikojë se i dërguari në arrest shtëpiak do t’i përmbahet masës së dhënë.    /TV Arbëria