Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > PDK një hap më afër ndryshimit të ligjit për Specialen

PDK një hap më afër ndryshimit të ligjit për Specialen

Një takim rreth dy orësh mes kryeministrit Albin Kurti dhe, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, duket se ka qenë i suksesshëm lidhur me kërkesën që PDK’ja ka për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Kjo pasi që, të premtën mbrëma Qeveria e vendit, nxori vendimin ku u vlerësua se nisma për ndryshimin e ligjit të Speciales s’ka pengesa ligjore.

Në njoftim u bë e ditur edhe se vendimi i qeverisë do i përcillet Kuvendit.

Kësisoj, kërkesa e PDK’së është më afër realizimit të qëllimit të saj, pas disa ditësh thirrjesh që e njëjta të procedohet në parlament.

Madje, vetë nga PDK’ja, kishin deklaruar në shumë raste se miratimi i këtij ligji është parësor për ta, dhe se vetëm pas kalimit të tij, do të diskutonin për zgjedhjen e presidentit, çështje që po ashtu shihet si problematike.

Megjithatë, tashmë, përveç procedurave të tjera që projektligji duhet t’i kalojë si ajo e diskutimit, e njëjta duhet të marrë votat në Kuvend, ku, për miratimin e tij mjaftohen votat e shumicës së thjeshtë.