Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se fushata zgjedhore e kësaj partie do të nisë të mërkurën në Prizren, raporton Periskopi.
Hamza u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nisjes së fushatës, duke theksuar se ka ardhur koha për veprim.
Njoftimi i plotë:
“Koha për fjalë ka përfunduar. Ka ardhur koha për të vepruar.
Nga Prizreni i bukur, këtë të mërkurë, e nisim fushatën tonë.
Ju ftoj të na bashkoheni!
Bashkë. Përpara.”