Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve lokale, ku PDK ka dalë partia e parë në vend me 208 asamblistë.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se ky rezultat tregon besimin e qytetarëve në punën dhe përkushtimin e partisë.
“Me rreth 97% të vendvotimeve të procesuara, PDK del forca e parë politike në vend me 208 asambleistë anembanë Kosovës dhe mbi 175.000 vota. Ky rezultat është dëshmi e qartë se besimi i qytetarëve nuk fitohet me fjalë, por me punë, përkushtim e vizion”, ka shkruar Çitaku.