Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > PDK konfirmon se nesër shkon në vazhdimin e seancën konstituive, Çitaku: E kemi obligim në bazë të rregullores

PDK konfirmon se nesër shkon në vazhdimin e seancën konstituive, Çitaku: E kemi obligim në bazë të rregullores

Deputetët e Partisë Demokratike e Kosovës nesër do të jetë në Kuvendin e Kosovës.

Këtë për Gazetën Express e konfirmoi nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku.

“E kemi obligim mbi bazën e rregullores së punës që të jemi aty nesër”, tha ajo.

Kur u pyet nëse ende e kanë kusht dhënien formale të dorëheqjeve të anëtarëve të qeverisë, Çitaku tha se “asgjë nuk ka ndryshuar”.

Sot presidentja Osmani i është përgjigjur letrës së kryesuesit të kuvendit, Avni Dehari, që seanca konstituive të vazhdohet brenda 48 orëve që nga ndërprerja.