Hoxha tha se është rrezikuar drejtpërsdrejti jeta e gazetarëve dhe se për këtë nuk ka dhënë përgjegjësi askush – e në veçanti përgejgjësit kryesor në Bordin e RTK-së.
“RTK dështoi t’u qëndrojë parimeve themelore të gazetarisë për të verifikuar faktet dhe për të cituar burime të besueshme të lajmeve që i transmeton. RTK citoi një portla boshnjakl, artikull i cili edhe mund të jetë shkruar në zyret e LVV-së, përbëjnë kërcënim direkt të jetës së gazetarëve dhe këtyre mediave, por edhe shpërfaqin fushatën qeveritare kundër mediave. RTK nuk e ka më kredibilitetin e transmetuesit publik nëse nuk merren masa ndaj drejtuesve të saj”, ka thënë Hoxha.
“Përveç shkeljeve, që edhe prokuroria duhet të aktivizohet, duhet të shkarkohet secili anëtar individual pasi të njëjtit dështuan ta mbrojnë RTK-në dhe standardet. Kërkojmë shkarkimin e Bordit të RTK-së të cilët mbajnë përgjegjësinë kryesore për nënshtrimin e RTK-së ndaj partisë në pushtet duke i bërë zëri i propagandës së tyre, që u shërbejnë agjendave politike kundër kundërshtarëve politikë. Ky mocion është propozuar para 3 muaj…Kanë rrezikuar jetën e gazetarëve”, tha Eliza Hoxha.