Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë ditur se ky subjekt politik do të nisë një seancë të jashtëzakonshme të mërkurën lidhur me arrestimin e udhëheqësit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit.
“Nga ora 11:00 mendojmë të fillojë seanca, për këtë janë 40 nënshkrime nga deputetët e opozitës, do ta ftojmë edhe kryeministrin Albin Kurti për të folur për arrestimet dhe zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në KEK”.
“Është diçka e paprecedentë që të mbrohet një kryetar i cili është i arrestuar dhe në paraburgim. Ai akoma nuk është shkarkuar, duhet të shkarkohet edhe bordi i KEK-ut. Po ashtu, kemi pasur një mbrojtje ndaj këtij drejtori nga pozita dhe vet kryeministri Albin Kurti”, ka thënë Tahiri.
/TV Arbëria