Shkruan: Afrim Kasolli
Nëse ka diçka për të cilën është veçuar kjo fushatë zgjedhore, nuk ka dyshim se mbetet fakti i afërsisë konceptuale të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizës Vetënvendosjes sa i përket frymës populiste që janë duke e përçuar. Në nivelin socio-politik, e para po shfaqet shumë më shumë si trashëgimi i Albinb Kurtit, se sa e frymës së Ibrahim Rugovës. Është e njohur thënia e ish-liderit historik të kësaj partie, se Kosovës nuk i duhet monopoli i përfaqësimit politik, ngase kjo qasje do të binte në kundërshtim me frymën e pluralizmit.
Mirëpo, mbase për shkak të shërbimit ndaj Albin Kurtit, apo aleancës së dikurshme kundër frymës së “establishmentit”, të vjetër ndërmjet kryeministrit, liderit tw LDK-sw dhe Presidentws Osmani, askush nuk është sot më larg asaj tradite të sipër cekur rugoviste, se sa kryetari i LDK-së, Lumir Abixhiku. Për më shumë, ai çdo ditë po e dëshmon ngjashmërinë mentale me kryeministrin Kurti. Kështu, përpjekja e tij për ta luftuar kryeministrin politikisht po rezulton në një introjeektim konceptual të mendësisë së tij.
Pohime të tilla, sikur ato dje në Lugun e Baranit, se “LDK dhe populli janë bërë tashmë një? Si dikur, sikurse tani!” janë shprehje tipike e asaj doktrine populiste, ku populli shfaqet vetëm si kategori homogjene. Apo se këtë “LDK e keni kërkuar tash e sa kohë. Këtë LDK e keni tashmë. Prandaj duajeni atë, mbrojeni atë, lartnojeni atë, sepse është e juaja tani” pasqyrojnë pretendimin e tij, se vetëm me të tashmë LDK-ja, është shndërruar në agjente autentike të frymës së “Vox popul-it”. E kjo parti është pronë e këtij të fundit. Prandaj, ka arsyeje ta doje e glorifikojë krijesën e tij. Ngjashëm, si ditë më parë që sipas kryetarit të Vetëvendosjes “populli po ashtu e donë këtë parti, ashtu sikur mjeshtri çekiçin e vet”. Madje kjo edhe mund të ishte arsyeja që Lumir Abdixhiku ishte distancuar nga ajo LDK që dikur kishte bërë çdo gjë për ta mbrojtur aleancën me SHBA-të, kur ajo ishte në teh për shkak të Marrëveshjes së Uashingtonit, sepse kjo e fundit nuk ishte popullore.
Ndërkohë, sa i përket partisë në pushtet mbeten të njohura pretendimet se si përfaqësuese e vetme e jo vetëm e shqiptarëve të Kosovës, por kudo që jetojnë ata në këto hapësira. Se ajo ka monopol absolut në këtë drejtim dhe se çdo opsion qw nuk është pjesë ngrehinës së tij nuk është asgjë tjetër pos fraksion privat dhe pengesë e interesit të përgjithshëm. Për më shumë ajo e ka projektuar vetën edhe si kulmim final i të gjitha përpjekjeve historike kombëtare, që nga Lidhja e Prizrenit e deri më sot. Nuk është e rastësishme që dje, Albin Kurti tërhoqi paralele ndërmjet asaj ngjarje dhe fushatës së tij aktuale elektorale, sepse sipas tij, “aty ku para gati 150 vjetëve delegatët kërkonin barazi mes popujsh e besatoheshin për atdhe, aty zotohemi për barazi mes nesh e sovranitet cep më cep”.
Megjithatë, ajo qe e ka dalluar në këtë kohë, Partinë Demokratike e Kosovës, nga dy partitë e sipër cekura, mbetet fakti se e para të paktën e ka shmangur vetën nga përdorimi i kësaj retorike populiste. Si kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza, por edhe zyrtarë të tjerë të saj janë rezervuar të konsiderojnë këtë subjekt se ka monopol sa i përket përfaqësimit politik. Dhe në pjesën me të madhe kanë tentuar të operojnë me një fjalor tekno-politik.
Sa do të do të tregohet e suksesshme kjo qasje e saj mbetet të shihet, në zgjedhjet e 9 shkurtit? Por një gjë nuk mund të mohohet, se në këtë drejtim kjo parti politike është shfaqur si një antitezë shoqërore e frymës populiste të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Madje, deri më tani ajo po ashtu është veçuar edhe në diçka tjetër. Është partia e vetme që deri më tani i ka shpëtuar shqiptimit të gjobave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për dallim nga LDK, Vetëvendosja dhe AAK, të cilat janë dënuar nga ky mekanizëm me 20 mijë euro, 3 mijë euro dhe 12 mijë euro, për shkak të thuhet “shkeljes së kodit të mirësjelljes” gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit./tvarbëria/