Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me rastin e 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Nga aty, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, tha se fati e deshi që komnadtin legjendar Adem Jashari të ishte një ndër kolosët shqiptar.
“Jemi këtu për nderime në Memorialin ‘Adem Jashari’ në Nëntorin e spikatur të shqiptarëve që është poashtu ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari e që tregon se edhe fati e vulosi që të ishte një ndër kolosët shqiptar”.
E kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, tha se kjo që ngërthen në vetvete një varg ngjarjesh që personifikojnë sakrificën për lirinë e gjithë shqiptarëve.
“Ne ishim në mënyrë institucionale si pushtet lokal bashkë me struktura të Partisë Demokratike të Kosovës me rastin e Flamurit, festë që ngërthen në vetvete një varg ngjarjesh që personifikojnë sakrificën për lirinë e gjithë shqiptarëve”.
/TV Arbëria