Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > PDK drejt zgjedhjeve të brendshme, Mustafa: Rritja e çmimit të energjisë në dëm të qytetarëve

PDK drejt zgjedhjeve të brendshme, Mustafa: Rritja e çmimit të energjisë në dëm të qytetarëve

Anëtari i PDK-së, Arben Mustafa, ka deklaruar se Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë vendim për nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme, pa përcaktuar ende një afat konkret. Në një konferencë për media, ai foli gjithashtu për qëndrimet e PDK-së ndaj çështjeve ndërkombëtare dhe u ndal veçanërisht te kriza energjetike, duke e cilësuar rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike si të papranueshme për qytetarët e Kosovës.

I pyetur rreth përgatitjeve për zgjedhje të brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës, Mustafa tha se vendimi për nisjen e këtij procesi tashmë është marrë nga Kryesia e partisë, por pa dhënë një afat të saktë kohor për zhvillimin e tij.

“Sigurisht që Kryesia e PDK-së ka marrë vendim për përgatitjen për zgjedhjet dhe, po ashtu, do të caktohet kohëzgjatja e këtij procesi. Ne duam të përgatitemi për një proces serioz; përgatitjet e duhura do të bëhen dhe nuk kam një datë të caktuar”, tha ai.

Ndërkohë, duke u pyetur për marrëveshjet ndërkombëtare dhe për çështjen e presidentit, Mustafa theksoi se PDK do të dalë me qëndrime të qarta edhe për këto tema, por se fokusi i konferencës së sotme ishte kriza energjetike.

“Sigurisht që PDK do të dalë me qëndrime të qarta për të gjitha këto tema që janë pjesë e punës sonë, por sot ju kemi ftuar për krizën energjetike, ndërsa për të gjitha temat e tjera do të keni përgjigje herëve të tjera”, tha ai.

Në fund, Mustafa u ndal edhe te rritja e çmimeve të energjisë elektrike nga muaji prill, duke e cilësuar atë si të papranueshme për qytetarët.