Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “PDK dhe VV po garojnë për një mandat”- Muharremi publikon një projeksion me votat e deritanishme

“PDK dhe VV po garojnë për një mandat”- Muharremi publikon një projeksion me votat e deritanishme

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka publikuar një projeksion bazuar në të gjitha votat në dispozicion- pra përfshirë votat nga konsullata dhe ato me postë.

Sipas simulimit të Muharremit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po garojnë ngusht për një mandat. VV’ja, sipas Muharremit, mund ta fitojë mandatin e 49-të, ndërkaq PDK’ja është afër ta ruaj mandatin e 24, por që e ka më të vështirë bazuar në tredin e votave me kusht.

Projeksioni i Muharremit:

Vazhdon gara e ashpër për mandate

LVV dhe PDK po garojnë ngusht për një mandat. Mandatet e LDK nuk duket se po ndryshojnë, përkundër rezultateve të mira në diasporë!

Në një simulim me të gjitha vlerat që i kemi tashmë në dispozicion dhe ku për herë të parë i integrova edhe edhe votat me kusht (dmth votat nivel Kosoves + Diaspora [me trendin aktual]+ Votat me kusht [shperndarje proporcionale’).. ende kemi rezultate të ngushta.

Nga kjo del se LVV dhe PDK po luftojnë jashtëzakonisht afër për një mandat:

-LVV mundet me koeficient aktualisht me fitu mandatin e 49. Ose nëse e përmirëson trendin me votat e mbetura. Aktualisht mundet me i pas 48.59% (nga 100 mandate);

-PDK është afër me ruajt mandatin 24, por ende jo aty. Ka trend të dobët në diasporë por ato 15,000 votat me kushtë pasiqë supozohet se ndahen proporcionalist e ndihmojnë sadopak. Aktualisht me këtë metodë ka 23.51% (23 nga 100 mandate);

-LDK: Sipas kësaj cka po shihet, përkundër rezultateve të mira të LDK-së në diasporë, nuk ka ndryshim në numrin e mandateve. LDK aktualisht ka 19.84% nga 100% apo 20 nga 100 mandate proporcionale.

-AAK-Nisma 8.06% apo 8 mandate nga 100.

-Pakicat dhe partitë tjera kanë rreth 12.8% nga 100% por me sistemin e mandateve të garantuara, fitojnë 20 nga 120 mandate.

Përqindje ndarja e 100 mandateve:

LVV: 48.59% (49 mandate)

PDK: 23.51% (23 mandate)

LDK: 19.84% (20 mandte)

AAKN: 8.06% (8 mandate)

Pakciat/Tjera: 12.40% (20 mandate)