Paulin Zefi ka reaguar lidhur me vandalizimin e veprës “Lahuta e Malcis”, duke e cilësuar këtë veprim si mungesë respekti ndaj historisë, kulturës, identitetit dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare.
Zefi ka theksuar se “Lahuta e Malcis” është një kryevepër që duhet lexuar, kuptuar dhe nderuar nga të gjithë, e jo të vandalizohet.
Ai ka shtuar se ekzistojnë shumë mënyra të tjera për të vazhduar protestat, por jo përmes veprimeve të tilla ndaj trashëgimisë kulturore kombëtare.