Ish-mesfushori i Juventusit, Manchester Unitedit dhe Kombëtares së Francës, Paul Pogba, ka ndarë mendimet e tij teksa pret rezultatin e apelit të tij kundër një ndalimi katërvjeçar nga dopingu.
Futbollisti 31-vjeçar u suspendua për katër vite pasi doli pozitiv për doping.
“Të gjitha rrugët të çojnë në datën e apelit: deri atëherë, qëllimi im do të jetë të qëndroj në formë dhe të pres vendimin. Futbolli ka qenë pjesë e jetës sime për aq kohë sa mbaj mend. Megjithatë, unë kam familjen time, besimi im, miqtë e mi dhe fansat e mi që më kanë mbështetur, gjë që e bën më të lehtë: gjithçka do të jetë mirë”, tha Pogba.
Pezullimi i Pogba do të skadojë në gusht 2027, kohë në të cilën ai do të jetë 34 vjeç.
Më parë, francezi bëri një deklaratë mjaft të papritur në lidhje me të ardhmen e tij. 31-vjeçari tha se nuk ka në plan të tërhiqet nga futbolli.