Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Patrullimet e policisë serbe në Maqedoninë e Veriut, Haki Abazi akuza Kurtit për heshtje për “kurthën ndaj shqiptarëve”

Extra AL PVC

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar për marrëveshjen që është arritur në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për patrullime të përbashkëta policore.

Abazi thotë se për këtë gjë s’po bën zë as pala shqiptare në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut e as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili përkrahu koalicionin e ri qeverisës në Maqedoni të Veriut.

Deputeti Abazi thotë se edhe nëse ekstradimi është pjesë e marrëveshjes së arritur mes Shkupit e Beogradit atëherë sipas Abazit “kurtha ndaj shqiptarëve për gojën e ujkut e ka vulën e Kurtit”

Reagimi i plotë:

Heshtja me veshët në lesh!

Dacic ka deklaruar se policia e serbisë do të patrulloj në Maqedoninë e Veriut- deri në Ohër. Kjo ndodhë në kohën kur në Maqedoni ka një përfaqësim jolegjitim të Shqiptarëve dhe në sinkron me deklaratat e zyrtarëve të VMROs se do të ndjekin ish Ushtarët e UÇKs. Në koalicion është një palë e dobët dhe aspak e përgaditur për t’u ballafaquar me tendencën e diskriminimit dhe zhvlerësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Kjo gjendje krijon një situatë të re dhe e cila kërkon dhe imponon veprime të reja. Më pak se 4% e serbëve në Kosovë e mbajnë peng gjithë progresin e Kosovës në agjendën zhvillimore ndërsa mbi 30% e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë bërë copë copë  me akuza të ndërsjellta dhe në dëm të interesit të shqiptarëve atje dhe Kurti ka qenë kryesori në këtë përçarje!

Pas deklaratave të Dacic për patrollim të policisë Serbe deri në Ohër, pala shqiptare në qeveri në Maqedonimë e Veriut, nuk bëri zë, as Kurti i cili duke përkrahur këtë koalicion qeverisës në MV i mundësoi  policisë së serbisë të gjurmojë në vendbanimet shqiptare. Nëse edhe ekstradimi është pjesë e kësaj marrëveshje, kjo i bie që kurtha ndaj shqiptarëve për gojën e ujkut ka vulën e Kurtit!

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...