Më 22 shkurt 1933 në Tiranë ndërroi jetë Hilë Mosi, patrioti, profesori i shquar, gazetari, shkrimtari dhe politikani.
Pas diplomimit në Austri ai u kthye në atdhe ku mbajti një aktivitet intensiv kulturor dhe patriotik.
Ai ishte delegat në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, delegat në Kongresin e Lushnjës, përfaqësues i vendit tonë në Lidhjen e Kombeve në vitin 1920, Anëtar i Parlamentit Shqiptar gjatë viteve 1920-1924 dhe një nga drejtorët e parë të Bibliotekes Kombëtare.
Prozat dhe vjershat e tij atdhetare mbanin pseudonimin letrar “Sakoli”.
Themeloi shoqërinë “Gegnija” dhe si përfaqësues i radhëve të saj, përkrah Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës, Luigj Gurakuqit dhe Mati Logorecit, mori pjesë në punimet e Kongresit të Manastirit.
Mosi mbajti një sërë funksionesh shtetërore.
Në segmentin katërvjeçar, 1920-1924, ushtoi detyrën e ligjvënësit. Po ashtu, shërbeu si senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë, nga marsi deri në dhjetor të vitit 1920.
Gjatë qeverisë së Fan S. Nolit, përmbushi detyrën e prefektit të Korçës dhe të Gjirokastrës.
Në kabinetin qeveritar të 1927-s, qe ministër i Punëve Publike. Ndërsa, në vitin 1930, mori postin e kreut të Ministrisë së Arsimit, detyrë që e ushtroi gjer në vdekje.