Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pastori Krasniqi kategorikisht kundër futjes së lëndëve fetare në shkollat publike

Pastori Krasniqi kategorikisht kundër futjes së lëndëve fetare në shkollat publike

Kreu i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, Artur Krasniqi është shprehur kundër integrimit të lëndëve fetare nëpër shkolla.

Sipas tij, Kosova i ka shkollat e veçanta për fe të cilat mund t’i ndjekë kushdo që është i interesuar.

“Në sistemin e arsimit po insistohet me të madhe futja e lëndës fetare, me arsyetimin që kjo kish me bo shoqninë tone më të respektueshme, nuk është e vërtetë. Asnjë shtet tjetër nuk e ka vërtetu një gjë të tillë. Pa marrë parasysh çka bëjnë ato, Kosova e ka një histori tjetër. Ne jemi ndërtu si shtet i rim bi bazën e një shteti shoqëror ku çdo njeri është i lirë në besim”, ka thënë Krasniqi në ARB Debat me Rid Berishën, në TV Arbëria.

“Është e padrejtë me shku në shkolla fillore dhe të mesme dhe me i mësu fëmijtë për fe. Nuk është ideja veç me i mësu njohuri për religjionin, ajo mund me ndodhë, por kjo është direkt me hy predikuesit nëpër shkolla edhe me i mësu fëmijët për fe”, ka shtuar ai.