Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka mbajtur një konferencë për shtyp gjatë mbrëmjes së kaluar, për të folur për 500 të vrarët në spitalin që u bombardua në Gazë.
“Pushtuesit izraelitë kanë goditur direkt spitalin, gjë që çoi deri në 500 të vrarë dhe mbi 900 të lënduar. Bombardimet janë dokumentuar me fotografi dhe video”, u tha nga kjo ministri.
Përfaqësuesit e ministrisë së Shëndetësisë i janë drejtuar mediave direkt nga spitali, ku qëndruan mes kufomave të burrave, grave e fëmijëve. Videoja nuk është publikuar për shkak të pamjeve tejet të rënda.
Mediat arabe dhe kanalet palestineze në Telegram, më herët kanë njoftuar se janë mbi 1 mijë të vdekur dhe të plagosur.
Shumica e viktimave të këtij sulmi ishin civilë që ishin larguar nga shtëpitë e tyre, dhe kishin arritur në këtë vend duke menduar se është një vend i sigurt.