Shkruan: Afrim Kasolli
Kritika e presidentit amerikan Donald Trump, ndaj vendeve te Bashkimit Evropian, anëtare të NATO-së, se nëse done të jenë të sigurta, duhet të investojnë më shumë në mbrojtje është e mirekuptueshme. Se ato nuk mund të jetojnë më në iluzionin e paqes post-historike, deri sa SHBA-te mbesin garantuesi i sigurisë se tyre. Ngase bota më nuk është unipolare. Rivalitetet gjeopolitike po agravohen dita dites. Dhe historia eshte rikthyer me tërë brutalitetin e saj.
Mirepo, eshte diskutabile qasja e tij ndaj Ukrainës. Kualifikimi publik i Zelensky-it, si diktator dhe tërthorazi përgjegjës për fillimin e luftës në Ukrainë, e rehabilitation agresionin e rus ndërkombëtarisht. Për më shumë, presioni i tij publik mbi Ukrainën për t’i dorëzuar mineralet e çmuara të atij shteti në këmbim të paqes e lendon strategjikisht rolin e SHBA-ve në bote. Ajo nuk eshte maksimalizim i presionit mbi agresorin, por mbi të dobtin.
Kjo ofertë edhe mund të kishte kuptim sikur plani i propozuar i paqes të ishte në favor te Ukraines. Por konturat e asaj qe është bërë publike janë në disfavor të saj.
Humbje e territoreve, mohim i aspiratave p5er t’u anëtarësuar në NATO dhe presion për ta larguar nga pushteti liderin ukraines sipas termave te Putinit për “denazifikimin” e atij shteti, nje eufemizem ky për ta dobësuar forcën fisnike rezistuese te nacioanalizmit demokratik ukrainas.
Të ndodhur pa shtegdalje mbase përfaqësuesit e këtij shteti do te detyrohen edhe ta ngrisin flamurin e bardhe. Sepse është e ditur që pa asistencën amerikane forcat mbrojtëse e Ukraines do te kapitullonin shume shpejt. Mirepo, kjo do te ishte nje paqe e rrejshme. Dhe do ta krijonte percepecionin se ajo u imponua nga rreziku i imperalizimit rus dhe presionit ekonomik amerikan. Deshira per ta shfaqur veten si të ndryshem nga Bideni, ku ky i fundit i kishte shpenzuar parat e taksapaguesve amerikanë pa marr asgjë në kembim, apo konstatimet e çuditshme te Zëvendës Presidentit, J.DVannce, para se te ishte në kete pozitë, se ish- presidenti Joe Biden, po e ndersen Perëndimin kunder Putinit, pasi ky i fundit nuk beson te kauzat liberale, si LGBT etj, mund të shndërrohen në një disfate edhe më të madhe strategjike për SHBA-te, se sa lufta në Vietnam, por pse jo edhe ne Afganistan.
Është e vërtetë se në dallim nga e para, në Ukraine, Amerika nuk ka humbje të trupave tokesore, por nëse në rastin e parë nga ai intervenim u frenua ekspansioni i komunizmit në Azi-Paqesor, në kete rast vetem sa do te ushqeheshim ambiciet e Putinit për ta restauruar gjeopolitikisht Rusine e carizmit imperial./tvarbëria/