Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pasi shtrenjtuan rrymën për qytetarët në prill, drejtuesit e ZRrE-së blenë veturë rreth 40 mijë euro

Pasi shtrenjtuan rrymën për qytetarët në prill, drejtuesit e ZRrE-së blenë veturë rreth 40 mijë euro

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka shpenzuar rreth 40 mijë € për blerjen e një veture zyrtare. Blerja e veturës ka ndodhur gjatë gjysmës së parë të këtij viti, bazuar në raportin e buxhetit për periudhën janar-qershor 2025 të përgatitur nga Ministria e Financave.

Përndryshe, ZRRE-ja vitet e fundit ka qenë në thumb të kritikave për shtrenjtimin e vazhdueshëm të tarifave të energjisë elektrike, si dhe për kalimin e bizneseve të mëdha, 1300 sosh, në tregun e hapur të energjisë.

Bizneset kanë kundërshtuar vazhdimisht një vendim të tillë të ZRRE-së, me arsyetimin se është I papërballueshëm në aspektin financiar.

/FrontOnline/