Drilon Hazrollaj është njëri nga lojtarët e FC Malisheva, i cili ka një paraqitje mjaft të mirë në këtë ekip.
Ai në vazhdimësi ka shprehur dëshirën dhe vendosmërinë se dëshiron të luajë në ekipin A të përfaqësueses së Kosovës.
Por duket se kjo deri më tani nuk është në planet e Federatës së Futbollit të Kosovës, me në krye Agim Ademin.
Një ngjarje më e fundit që mund të ketë “prishur matematikat” është edhe ftesa e kombëtares së Shqipërisë për lojtarin Etrik Brruti nga po i njëjti ekip, FC Malisheva.
Etnik Brruti, pas ftesës që mori, zgjodhi të luajë për kombëtaren e Shqipërisë.
Për shumë kritikë të futbollit shqiptar, mosftesa e lojtarit Drilon Hazrollaj nga FFK-ja po merret si një “hakmarrje”, pasi Brruti nga FC Malisheva zgjodhi Shqipërinë.
Se çfarë do të ndodhë në këtë drejtim dhe a do ta ftojë FFK-ja, Drilon Hazrollaj për të luajtur për Kosovën, mbetet të shihet në vazhdimësi.