Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pas Veternikut, edhe në Fushë Kosovë kapen 2 kg drogë

Pas Veternikut, edhe në Fushë Kosovë kapen 2 kg drogë

Operacioni i Antidrogës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, i quajtur “Takimi”, i nisur sot në orën 15:00 është duke vazhduar edhe në lokacione të tjera.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi se në Fushë Kosovë janë kapur 2kg substancë e dyshuar narkotike dhe një armë.

Gjatë ditës, në Veternik të Prishtinës poashtu u kapën 2kg drogë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës deklaroi se është në zhvillim e sipër të këtij aksioni, si dhe në bashkëpunim me organet e rendit po vazhdojnë hetimet e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.