Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Pas tokave të Manastirit, priteni Zajdenicën dhuratë nga Kurti”, thotë Haradinaj

“Pas tokave të Manastirit, priteni Zajdenicën dhuratë nga Kurti”, thotë Haradinaj

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shumë shpejt do të “bëjë dhuratën për Zajednicën”.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se pas tokave të Manastirit që i’a dhuroi grtais, priteni dhuratën e dytë të Kurtit për Serbinë, Zajednicën.

Postimi i plotë:

Pas tokave të Manastirit që i’a dhuroi gratis, priteni dhuratën e dyte të Kurtit për Serbinë, Zajednicën.

Ky është patriotizmi i vërtetë i Albin Kurtit!