Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Lajçak shkoi në Kryeministri pas takimin që pati në Presidencë me presidenten Vjosa Osmani.
Takimi nisi nga ora 15:00, ndërsa s’dihet nëse do të ketë deklarim për media.
Lajçak gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Serbi ku ka zhvilluar takime me krerë të institucioneve.