Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dënuar valën e sulmeve ruse me dronë, që shënjestruan qytetet ukrainase në natën e Vitit të Ri.
Sipas tij, ushtria ruse ka një frikë të dukshme, dhe siç tha ai me të drejtë, pasi ajo do të humbas luftën në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja.
“Terroristët rusë janë shfaqur tashmë si patetikë, dhe si të tillë e kanë nisur Vitin e Ri… Ndjenja jonë e bashkimit, autenticiteti ynë, vetë jeta, e gjithë kjo bie në kontrast me frikën që mbizotëron në Rusi”, tha Zelensky.
Ushtria ruse nisi një valë të re sulmesh me dronë kamikazë drejt qyteteve të Ukrainës gjatë natës së Vitit të Ri, porse sipas presidentit ukrainas, kjo e fundit nuk do të arrijë larg.
“Edhe me dronë dhe raketa, ushtria ruse nuk do të arrijë larg. Sepse ne qëndrojmë së bashku. Pala ruse, nga ana tjetër, mbahet e bashkuar vetëm nga frika”, tha ai.
/TV Arbëria