Në Nyon të Zvicrës u mësuan çiftet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, kurse pas këtij shorti, klubet mësuan edhe kundërshtarët e tyre potencial në gjysmëfinale të kësaj gare.
Real Madridi do të përballet me Chelsean, kurse duel interesant është edhe ai mes kampionit anglez dhe gjerman, Manchester City dhe Bayern Munich.
Shortit i ka “shpëtuar” paksa Interi, i cili do të përballet me skuadrën e Benficas, kurse në çerekfinale do të kemi edhe derbi italian mes Milanit dhe Napolit.
Ndërkaq, klubet kanë mësuar edhe rrugën e tyre drejt gjysmëfinales.
Fituesi i Milanit dhe Napolit do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Benficas dhe Interit, kurse fituesi i ndeshjes mes Real Madridit dhe Chelseat do të ndeshet me fituesin e duelit mes Manchester Cityt dhe Bayern Munichut.
/TV Arbëria