Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pas SHBA-së e Gjermanisë, Kurti shkon edhe në Zvicër për takim me mërgatën ndërsa zgjedhjet po afrohen

Pas SHBA-së e Gjermanisë, Kurti shkon edhe në Zvicër për takim me mërgatën ndërsa zgjedhjet po afrohen

Kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë takime me mërgatën në Zvicër.

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se ai të premten do të jetë në shtetin helvetik.

“Të dashur bashkatdhetarë, ju që jetoni në Zvicër, ju informojmë se këtë të premte, me datë 1 nëntor 2024, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryeministri Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me mërgatën tonë në Zvicër. Bashkë me të, do të jenë edhe deputeti i parë shqiptarë në parlamentin e Zvicrës z. Islam Aliaj, dhe Bashkë-Presidenti i Partisë Socialdemokrate zvicerane, njëherazi deputet në parlamentin e Zvicrës, z. Cédric Wermuth”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Partia e Kurtit e bëri të ditur në Facebook edhe adresën dhe orën e takimit.

Kurti kishte qenë edhe në SHBA e Gjermani për takime të ngjashme me mërgimtarë, ndërsa po afrohen zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Powered by WordPress