Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Pas rrëzimit të helikopterit në Kiev, vdes ministri i Brendshëm

Pas rrëzimit të helikopterit në Kiev, vdes ministri i Brendshëm

Gjashtëmbëdhjetë persona janë vrarë, përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme të Ukrainës, pasi një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në lindje të kryeqytetit Kiev.

Dy fëmijë ishin mes të vdekurve dhe 10 të tjerë po trajtohen në spital.

Përpos ministrit Denys Monastyrskiy, në helikopter ishin edhe 8 të tjerë në helikopter.

Zëvendësministri i tij i parë dhe sekretari i shtetit gjithashtu vdiqën pas rrëzimit të helikopterit në periferi të Brovary.

Një zjarr shpërtheu pranë kopshtit dhe fëmijët dhe stafi u larguan nga ndërtesa.

Ishte errësirë dhe mjegull në momentin e rrëzimit dhe raportet fillestare sugjerojnë se helikopteri goditi kopshtin përpara se të rrëzohej pranë një ndërtese banimi.

/TV Arbëria

Rrëzohet helikopteri pranë një çerdheje në Ukrainë

Themes by WordPress