Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Pas refuzimit të Putinit për takim, reagon Zelensky: Rusia po zgjedh përsëri luftën

Pas refuzimit të Putinit për takim, reagon Zelensky: Rusia po zgjedh përsëri luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka reaguar pas deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin, i cili tha në Shën Petersburg se nuk sheh “asnjë kuptim” për një takim mes tyre.

Zelenskyy tha në Telegram se kjo përgjigje e Rusisë tregon se ajo “po zgjedh sërish luftën”, duke e cilësuar qëndrimin e Putinit si “të dobët”, raporton skynews – transmeton Sinjali.

“Thjesht nuk dëshiron ta përfundojë luftën”, tha Zelenskyy, duke shtuar se Putin “nuk dëshiron të ndryshojë asgjë dhe nuk pranon se lufta e tij mbështetet vetëm nga ai dhe ata që përfitojnë prej saj”.

Ai gjithashtu theksoi se të gjithë ata që mbështesin Putinin “po buzëqeshin sot” në Shën Petersburg, duke shtuar se kjo sipas tij tregon se “duhet të ketë më pak para në Rusi dhe më shumë presion”.