Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda ishte ai që pati reagimin më të fuqishëm pas ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës e cila përfundoi me humbjen e “Dardanëve” me rezultat 2-0, humbje e cila shuan pothuajse të gjitha shpresat për kualifikim në Euro 2024.
Tifozët rumun shpalosën banerin “Kosova është Serbi” në pjesën e parë, gjë e cila solli ndërprerjen e ndeshjes për 40 minuta dhe për këtë Vojvoda i ka bërë thirrje FIFA-së që të reagojë për të mos lejuar gjëra të tilla në lojën e futbollit.
Ai përmes një reagimi në “Istagram” ka thënë se Rumania duhet të ndihet e turpëruar për atë që ndodhi në Bukuresht, ndërsa shprehi krenarinë e tij që është shqiptar.
“Rumani, turp për ju dhe për mënyrën se si mendoni. FIFA të reagojnë në mënyrë që respekti të dominojë në lojë. Krenaria jonë më e madhe është që jemi shqiptar.”, ka shkruar Vojvoda.
/TV Arbëria