Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Pas përplasjes brenda BBVK-së, Xheneta dhe Drenusha bëhen shoqe jashtë shtëpisë

Pas përplasjes brenda BBVK-së, Xheneta dhe Drenusha bëhen shoqe jashtë shtëpisë

Big Brother VIP Kosova tashmë ka përfunduar, por disa banorë të kësaj shtëpie duket se hatërmbetjet i kanë lënë brenda asaj shtëpie.

Dy emra mjaft të përfolur gjatë tre muajve në shtëpi padyshim kanë qenë Xheneta Fetahu dhe Drenusha Latifi.

Të dyja kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës, sidomos për marrëdhënien e tyre brenda në shtëpi.

Pas mbarimit të Big Brother, ato kanë vendosur që debatet apo hatërmbetjet t’i lënë anash dhe të vazhdojnë miqësinë e tyre edhe jashtë shtëpisë. Së fundmi, ato kanë publikuar një video në rrjetet sociale, ku duken mjaft të afërta me njëra-tjetrën. /TV Arbëria

VIDEO: