Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pas përfundimit të protestës, protestuesit mblidhen para Gjykatës në Hagë – prani e madhe e policisë holandeze dhe helikopterë mbi zonë

Pas përfundimit të protestës, protestuesit mblidhen para Gjykatës në Hagë – prani e madhe e policisë holandeze dhe helikopterë mbi zonë

Edhe pse protesta e madhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka përfunduar, një numër i madh pjesëmarrësish janë mbledhur sërish, këtë herë para zyrave të Gjykatës Speciale.

Protestuesit po vazhdojnë thirrjet për drejtësi dhe për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim prej pesë vitesh.

Në videot e publikuara nga TV Arbëria, shihet prani e madhe e forcave të policisë holandeze në zonë, si dhe helikopterë që patrullojnë nga ajri për të monitoruar situatën.

Shqiptarë nga mbarë bota janë bërë bashkë në këtë tubim historik, duke theksuar se kauza e UÇK-së mbetet e drejtë dhe kërkesa për drejtësi është më e fortë se kurrë. /TV Arbëria