Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pas përfundimit të masës nga Kushtetuesja, Bajraktari: Kriza do të vazhdojë – nuk ka vullnet për marrëveshje politike

Pas përfundimit të masës nga Kushtetuesja, Bajraktari: Kriza do të vazhdojë – nuk ka vullnet për marrëveshje politike

Sot përfundon masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese, e cila i ka ndaluar të gjitha procedurat për formimin e Qeverisë.

Avokati Ardian Bajraktari për Arbëria TV ka deklaruar se kjo krizë do të vazhdojë ende sepse nunk ka vullnet nga partitë politike për të arritur një marrëveshje.

“Duke qenë së kriza para së gjithash dhe në radhë të parë është e natyrës politike, gjasat janë të mëdha që kjo krizë të vazhdohet, ngase nuk po vërehet, së paku publikisht, vullnet për të arritur marrëveshje dhe për të krijuar shumicë parlamentare”, u shpreh Bajraktari.

Tutje, avokati tha se beson se sot do të publikohet një vendim, ose rreth meritës së çështjes, ose të vendose për shtyrje eventuale të masës.

Por, në rast se Gjykata nuk merrë asnjë vendim, Bajraktari tha mund të merren hapa nga ana e Presidentes.

“Mos marrja e asnjërit nga këto vendime, nënkupton kalimin e afatit të vendosur vet nga Gjykata, dhe rrjedhimisht mund të ndërmerren veprime nga ana e Presidentes që ta mandatoi të propozuarin e subjektit të dalë i pari në zgjedhje për Kryeministër, ndonëse është pak e pritshme një veprim i tillë”, u deklarua avokati për Arbëria TV./ V.Xhigoli