Lady Gaga prezantoi partnerin e saj, Michael Polansky, si të fejuarin gjatë një takimi me kryeministrin francez, Gabriel Attal, në Lojërat Olimpike të Parisit.
Një video u shfaq në TikTok, ku këngëtarja dëgjohet duke prezantuar Polansky si të fejuarin e saj.
Lajmi i fejesës vjen pasi thashethemet për shtatzëninë u shfaqën së fundmi në media dhe në rrjetet sociale, të cilat artistja e famshme i mohoi.
Gjegjësisht, ylli botëror u komentua për këto gjatë një paraqitjeje në dasmën e së motrës.
Për eventin, ajo zgjodhi një fustan të zi, i cili bëri që të dyshohej rreth një shtatzënie të mundshme.
Lidhja e dashurisë mes divës së muzikës dhe sipërmarrësit filloi të flitej në vitin 2020, kur ata u fotografuan duke shkëmbyer puthje në një festë të Vitit të Ri në Las Vegas.
Vetëm pak javë më vonë, ata e bënë publike lidhjen e tyre gjatë fundjavës ‘Super Boël 2020’ në Miami.
Thank you Lady Gaga for your stunning performance at the opening ceremony. It was breathtaking. 🤩🫶