Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pas paralajmërimit të serbëve për protesta në Jarinjë, kjo është gjendja në këtë pikë kufitare

Pas paralajmërimit të serbëve për protesta në Jarinjë, kjo është gjendja në këtë pikë kufitare

Sot gjatë ditës janë paralajmëruar protesta në Serbi, përkatësisht në zonën afër pikë-kalimit kufitar me Kosovën, në Jarinjë.

Aktualisht situata është e qetë në këtë pikë kufitare.

Forcat policore janë në numër të shtuar si nga ana e kufirit të Kosovës ashtu edhe nga ana e kufirit serb.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i shmangin pikë-kalimet me Serbi.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta” – thuhet në njoftim.